Ndërto me Siguri, Jetëgjatësi dhe Standard
Me një përvojë të gjatë në tregun e materialeve të ndërtimit, ofrojmë produkte të certifikuara, zgjidhje të personalizuara dhe shërbim profesional për të përmbushur çdo sfidë ndërtimi.
Shërbimet tona

Ne ofrojmë zgjidhje moderne dhe efikase për Sistemet e Ndërtimit të Thatë, duke garantuar ndërtim të shpejtë, të pastër dhe me cilësi të lartë për çdo ambient.

Sigurojme izolim termik dhe akustik cilisor, për komoditet maksimal, kursim energjie dhe mbrojtje nga zhurmat në çdo lloj ndërtese.

Ofrues të bojrave dhe suvave cilësore, për mure të qëndrueshme, estetikisht tërheqëse dhe të mbrojtura ndaj faktorëve të jashtëm.

Pajisemi me produkte teknike të specializuara për ndërtim, që garantojnë performancë, siguri dhe jetëgjatësi ne çdo projekt inxhinierik apo arkitektonik.

Ofrojmë shërbime dhe konsulencë ndërtimi profesionale me zgjidhje të sigurta, efikase dhe të personalizuara për çdo projekt.

Pse të na zgjidhni
CARAKU 2A është partneri juaj i besueshëm në çdo hap të ndërtimit. Me përvojë shumëvjeçare në tregun e materialeve të ndërtimit, ne ofrojmë produkte cilësore, çmime konkuruese dhe shërbim profesional që i përshtatet nevojave të çdo klienti – nga individë, te biznese dhe kompani ndërtimi. Ja cfarë na dallon:
• Cilësi e garantuar: Punojmë vetëm me furnitorë të certifikuar dhe produkte të testuara për qëndrueshmëri dhe efikasitet.
• Stok i pasur dhe i larmishëm: Çdo gjë që ju duhet – nga gips,bojra,profile dhe aksesorë gipsi e deri te materialet ndihmëse – i gjeni në një vend të vetëm.
• Shërbim i shpejtë dhe i besueshëm: Dorëzim në kohë dhe mbështetje teknike gjatë gjithë procesit të blerjes.
• Këshillim profesional: Ekipi ynë është gjithmonë gati të ju ndihmojë të zgjidhni produktet më të përshtatshme për projektin tuaj.
Zgjidhni CARAKU 2A – sepse ndërtimi i fortë nis me një themel të qëndrueshëm.
Cilësi e Garantuar
Materialet tona janë të certifikuara dhe të përzgjedhura me kujdes nga prodhuesit më të mirë. Ne garantojmë që çdo produkt përmbush standardet më të larta të ndërtimit modern.
Dorëzim i Shpejtë
Falë rrjetit tonë të shpërndarjes, ne sigurojmë që çdo porosi të arrijë në kohë, në çdo cep të Shqipërisë dhe rajonit. Efikasiteti është pjesë e përditshmërisë sonë.
Partneritet i Besueshëm
Ne ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientët tanë duke ofruar mbështetje teknike, këshillim dhe fleksibilitet për çdo projekt. Kur punoni me ne, keni gjithmonë një partner të besuar.
Partnerët Tanë Strategjikë
CARAKU 2A bashkëpunon me kompani lider në industrinë ndërkombëtare të ndërtimit për të garantuar cilësi të lartë, teknologji të avancuar dhe qëndrueshmëri në çdo projekt. Këta partnerë na besojnë për shpërndarjen dhe zbatimin e produkteve të tyre në tregun shqiptar.
Marka që Përfaqësojmë dhe Distribuojmë:
- Knauf – Sisteme të ndërtimit të thatë, suva, izolime dhe produkte teknike
- Akifix – Aksesorë për ndërtim, vida, profile metalike dhe sisteme montimi
- Masterplast – Zgjidhje për termoizolim, hidroizolim dhe ndërtim të qëndrueshëm
- Dast – Produkte për sistemet ETICS, ngjitës, suva teknike dhe përpunime murature
- Vivechrom – Bojëra dhe lyerje profesionale për ambient të brendshëm dhe të jashtëm
Këto bashkëpunime strategjike na mundësojnë të ofrojmë produkte të certifikuara, të testuara sipas standardeve më të larta evropiane dhe të përshtatshme për çdo projekt arkitektonik ose inxhinierik.




