Izolime Termike dhe Akustike

Izolime Termike dhe Akustike
Në ndërtimet moderne, efikasiteti energjetik, rehatia akustike dhe kursimi afatgjatë i energjisë janë ndër kërkesat më të rëndësishme për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e një ndërtese. CARAKU 2A ofron materiale dhe sisteme të specializuara për izolim termik dhe akustik, të cilat i pärshtaten çdo lloj ndërtimi: banesor, komercial apo industrial.
Izolim Termik
Izolimi termik ndihmon në mbajtjen e temperaturës së qëndrueshme në ambiente të brëndshme, duke zvogëluar nevojën për ngrohje apo ftohje artificiale. Kjo përkthehet në kursim të energjisë, komoditet më të lartë dhe reduktim të ndikimit mjedisor.
Izolim Akustik
Izolimi akustik eshtë thelbësor për ndarjen efektive të zhurmës ndërmjet hapësirave, duke krijuar mjedise më të qeta dhe më të rehatshme për jetesë apo punë.
Materialet tona për izolim termik përfshijnë:
- Lesh guri KNAUF
- Material izolues me performancë të lartë termike dhe zjarr-rezistencë të shkëlqyer. Ideale për fasada, mure ndarëse dhe tavanë.
- Lesh xhami
- Material i lehtë dhe fleksibël për mure të brëndshme dhe sisteme gips-kartoni.
- Stiropor (EPS/XPS)
- Zgjidhje e zakonshme për izolim të fasadave, dyshemeve dhe çative.
- Panele me poliuretan (PU)
- Për zbatim teknik dhe izolim shumë të lartë në trashësi të ulët.
- Sisteme të fasadave të ventiluara dhe ETICS (sistem kapot).
Zgjidhjet tona akustike përfshijnë:
- Lesh guri KNAUF me densitet të lartë akustik
- Shtresa nën dysheme për ndalimin e zhurmave goditëse
- Sisteme muresh të dyfishtë me gips-karton dhe izolim te brendshëm
- Tavane të varur me absorbim akustik për hapësira zyre apo komerciale
- Membrana akustike për izolim shtesë në struktura ekzistuese
Përfitimet kryesore të izolimit profesional:
- Kursim i kostove të energjisë elektrike dhe ngrohjes
- Rritje e komoditetit dhe qëndrueshmërisë së ndërtesës
- Eliminim i zhurmave të padëshiruara
- Mbrojtje nga lagështira dhe ndryshimet ekstreme të temperaturës
- Përmirësim i klasës energjetike të objektit
