Shërbimet

Ne ofrojmë zgjidhje moderne dhe efikase për Sistemet e Ndërtimit të Thatë, duke garantuar ndërtim të shpejtë, të pastër dhe me cilësi të lartë për çdo ambient.

Sigurojme izolim termik dhe akustik cilisor, për komoditet maksimal, kursim energjie dhe mbrojtje nga zhurmat në cdo lloj ndërtese.

Ofrues të bojrave dhe suvave cilësore, për mure të qëndrueshme, estetikisht tërheqëse dhe të mbrojtura ndaj faktorëve të jashtëm.

Pajisemi me produkte teknike të specializuara për ndërtim, që garantojnë performancë, siguri dhe jetëgjatësi në çdo projekt inxhinierik apo arkitektonik.

Ofrojmë shërbime dhe konsulencë ndërtimi profesionale me zgjidhje të sigurta, efikase dhe të personalizuara për çdo projekt.
Pse të zgjidhni shërbimet tona
CARAKU 2A është një pikë referimi në tregun e materialeve të ndërtimit në Tiranë, duke u shërbyer me përkushtim individëve, firmave ndërtimore, tregtarëve të vegjël dhe institucioneve publike.
Ne ofrojmë një paketë të plotë shërbimesh për të mbështetur çdo fazë të procesit ndërtimor:
- Furnizim me materiale ndërtimi cilësore
Gama jonë përfshin gjithçka – nga bazat si pllaka gipsi, stuko, profile gipsi, aksesorë, bojra dhe shumë të tjera, të përshtatshme për çdo lloj ndërtimi apo rinovimi.
- Shërbim ngarkimi dhe shkarkimi në vënd
Stafi ynë i trajnuar kujdeset për ngarkimin e sigurt dhe të shpejtë të materialeve në mënyrë që çdo dërgesë të shkojë pa vonesa.
- Transport i dedikuar në të gjithë Tiranën dhe çdo qytet tjetër të Shqipërisë
Me flotën tonë të mjeteve të transportit, garantojmë dorëzim të saktë dhe efikas, pavarësisht vendndodhjes apo sasisë së materialeve.
- Konsulencë teknike dhe ndihmë për zgjedhjen e materialeve
Për çdo projekt, të madh apo të vogël, ne jemi këtu për të ofruar mbështetje profesionale dhe këshilla praktike për zgjedhjen e materialeve më të përshtatshme. Besueshmëri, cilësi dhe shërbim i personalizuar – kjo është ajo që na dallon
Na kontaktoni sot dhe bëhuni pjesë e qindra klientëve që i besojnë CARAKU 2A për çdo nevojë ndërtimi.
Cilësi e Garantuar
Materialet tona janë të certifikuara dhe të përzgjedhura me kujdes nga prodhuesit më të mirë. Ne garantojmë që çdo produkt përmbush standardet më të larta të ndërtimit modern.
Dorëzim i Shpejtë
Falë rrjetit tonë të shpërndarjes, ne sigurojmë që çdo porosi të arrijë në kohë, në çdo cep të Shqipërisë dhe rajonit. Efikasiteti është pjesë e përditshmërisë sonë.
Partneritet i Besueshëm
Ne ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientët tanë duke ofruar mbështetje teknike, këshillim dhe fleksibilitet për çdo projekt. Kur punoni me ne, keni gjithmonë një partner të besuar.